Afati i aplikimit për programin master të nivelit të parë “OFF-SHORE ENERGY TRANSITION” është zgjatur deri më 23 tetor 2026, për shkak të interesit të madh të studentëve.
Zgjatja e afatit u jep kohë shtesë kandidatëve nga territoret e projektit – Mali i Zi, Shqipëria, Rajoni i Pulias dhe Rajoni i Molizes – si dhe kandidatëve të tjerë të interesuar, për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe për të përfunduar procedurën e aplikimit.
Programi zbatohet nga Politecnico di Bari, në bashkëpunim me Rajonin e Pulias, në kuadër të projektit strategjik Interreg IPA South Adriatic – SA SKILLS.
Masteri zhvillohet në gjuhën angleze, ka 60 CFU dhe është i organizuar në format të kombinuar, me mësim online dhe me prani fizike. Programi synon zhvillimin e kompetencave bashkëkohore në fushat e energjisë së rinovueshme offshore, tranzicionit energjetik, inxhinierisë bregdetare, sistemeve energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit detar.
Zgjatja e afatit përbën një mundësi shtesë për studentët dhe profesionistët e rinj që dëshirojnë ta nisin vitin e ri akademik me specializim profesional në një nga fushat më premtuese të ekonomisë së gjelbër dhe blu.
Afati i ri i aplikimit: 23 tetor 2026.
Më shumë informacion mbi programin dhe procedurën e aplikimit gjendet në faqen e internetit të Politecnico di Bari: https://www.poliba.it/it/master





